Iniesta mungon tri javë
Barcelona ka bërë të ditur se Andres Iniesta do të jetë jashtë aksionit për së paku tri javë, për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë.
Reprezentuesi spanjoll e mori lëndimin në pjesën e parë të ndeshjes së zhvilluar të mërkurën ndaj Real Madridit në kuadër të Copa del Rey, me ç’rast u zëvëndësua nga Pedro.
Iniesta kështu do të mungojë në sfidat e rëndësishme në La Liga ndaj Villarrealit, Real Sociedadit, Osasunës dhe ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.
Category: Futboll

















0 Komente