Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Interi mohon rikthimin e Mourinhos

Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo, ka hedhur poshtë një rikthim sensacional të trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, te klubi nga Appiano Gentile.
“Ranieri po dëshmon të jetë trajner i cili kemi menduar se është dhe ai pa dyshim se është trajner i madh. Ranieri do të mbetet te Interi aq sa ka dëshirë ai. Mourinho te Interi? Absolutisht që jo”.

“Kjo periudhë i takon Ranierit dhe është e pa dobishme të flasim për këtë, nuk ka sens. Ranieri e di se si të bëjë punën e tij shumë mirë dhe kjo është arsyeja pse duam ta mbajmë atë”, u shpreh Paolillo.