Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Kthim i jashtëzakonshëm i Bostonit

Basketbollistët e Boston Celtics për herë të dytë brenda katër ditësh e kanë shokuar ekipin e Orlando Magic.
Pasi të hënën i deklasuan me epërsi prej 31 pikësh (87-56), kësaj radhe ata triumfuan si mysafirë në Amway Center (91-83), edhe atë duke u kthyer nga disavantazhi prej 27 pikësh.

Heroi i takimit ishte Paul Pierce me 24 pikë e 10 asistime, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Boston Celtics, ndërkohë për Orlandon ishte humbja e tretë në pesë përballjet e fundit.

Në takimin tjetër, L. A. Clippers e kanë marrë veten pas humbjes në derbi nga L.A. Lakers, për të fituar ndaj Memphis Grizzlies (98-91) në Staples Center.