Lampard mund të largohet, por jo te United
Chelsea raportohet se i ka thënë Frank Lampard se nuk do ta bllokojë largimin e tij – përderisa ai nuk kalon te ndonjë rival i Ligës Premier.
People shkruan se kjo ka alarmuar menaxherin e Paris St Germain, Carlo Ancelotti, i cili është i paepur të nënshkruajë me një mesfushor të klasit në afatin kalimtar të janarit, pas dështimit të transferimit të David Beckham.
Manchester United kishte bërë interesim te Chelsea për situatën e Lampard, por përgjigja nga Blutë kishte qenë e shkurtë dhe e qartë, “Jo”.
Por pas prishjes së raporteve me menaxherin Andre Villas-Boas, Chelsea dëshiron ta largojë Lampard si lojtar të lirë, i cili ka edhe 18 muaj në kontratën e tij por një pagë prej 150 mijë funte në javë.
Category: Futboll
0 Komente