Lucio: Lucas më i përshtatshëm se Neymar

dardanmiftari | Saturday, January 21, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Interit, Lucio, u ka sugjeruar klubeve evropiane që ta transferojnë mesfushorin e Sao Paulos, Lucas, pasi që beson se ai do të përshtatej më mirë në futbollin italian dhe evropian sesa ylli i Santosit, Neymar.
“E njoh Lucasin shumë mirë dhe Interi duhet ta blejë atë menjëherë. Ai është një anësor me kualitet të madh”.

“Ai gjithmonë angazhohet në stërvitje dhe është një djalë modest”.

“Mendoj se Lucas është më i përshtatshëm për futbollin italian dhe evropian sesa Neymari”, ka deklaruar Lucio për Il Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...