Mancini: Pesë ekipe pas Tevezit

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se qytetarët e Mançesterit do të bëjnë transferime gjatë janarit, mirëpo së pari duhet të shiten tri-katër lojtarë.
“Ne duhet të shesim tri-katër lojtarë dhe për Tevezin ne mund të mbyllim marrëveshjen me një klub në tri-katër ditët e ardhshme, ndoshta edhe për Bridge. E më pas mund të bëjmë diçka”.

“Ne shpresojmë që për ne dhe për Tevezin mund të gjejmë një marrëveshje të mirë. Janë dy ose tri ekipe nga Italia dhe një ekip nga Franca, ashtu si një ekip tjetër të përfshirë në këtë transfer, shpresoj që ai mund të fillojë të luajë futboll. Ne mund të transferojmë dikë, por duhet të shesim”, theksoi Tevez.

Milani momentalisht është favorit për Tevezin, mirëpo fakti se Rossonerët e duan si huazim argjentinasin bie ndesh me interesat e Manchester Cityt që kërkon të shesë për të blerë. Kështu, një ofertë e përfolur nga Interi në orët e fundit, me drejtorin Marco Branca që gjendet në Londër mund të bëjë që Tevez të shkojë në Milano, por te Interi, e jo te Milani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...