Messi ka qarë pas disfatës nga Real Madridi

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Në opinion disa ditë më parë është lansuar një foto e cila ilustron argjentinasin, Lionel Messin së bashku me bashkëlojtarët e tij të Barcelonës pas disfatës nga Real Madridi në kuadër të Kupës së Spanjës edicionin e kaluar.

Barcelona kohëve të fundit rrallë herë pësoi disfatë nga Real Madridi dhe rrallë herë e përfundon stinorin pa ndonjë trofe të qmueshëm, mirëpo pikërisht një humbje e tillë erdhi në finalen e fundit e cila u zhvillua në Mestalla të Valencias ku Reali me golin e Ronaldos triumfoi me rezultat 1:0.

Miguel Ruiz, fotografi zyrtarë i klubit Barcelona e lansoi këtë foto ku shihet Leo Messi duke qarë. Afër tij janë Iniesta dhe Mancherano, por ata i mbajtën emocionet më shumë.
Mirëpo, në fund të stinorit Barcelona e Leo Messit e fitoi titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...