Ronaldo: Neymari mund ta kalojë Messin, por...

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 1 Komente

Ikona e futbollit, braziliani Ronaldo, ka deklaruar se Neymari duhet të largohet nga Brazili nëse dëshiron të arrijë nivelin e tri herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi.
“Neymar, jo vetëm se mund ta arrijë Messin, por ai mund të bëhet edhe më i mirë. Ai ka shumë talent, prandaj nuk duhet të qëndrojë në Brazil”.

“Ai është një talent që duhet ta eksportojmë dhe t’ia lejojmë që ta dominojë botën, ta sundojë atë duke e luajtur lojën që bën. Prestigji dhe konkurrenca në futbollin evropian është masiv”, u ka thënë Ronaldo gazetarëve.

Në gala ceremoninë e ‘FIFA Topi i Artë’, Neymar e fitoi çmimin Puskas për golin më të mirë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. po nuk o be pale kush ki neymar forzza pato

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...