Tevez i tërhequr nga Ancelotti

dardanmiftari | Saturday, January 21, 2012 | 0 Komente

Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka deklaruar se ata nuk do të ishin duke biseduar me PSG po që se nuk do të ishte trajner Carlo Ancelotti.
“Unë mund të them një gjë: Nëse Carlo Ancelotti nuk do të kishte qenë trajner i PSG, atëherë ne nuk do të kishim qenë këtu, e lëre më duke biseduar për një kontratë. Mendoj se ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë, ndoshta më i miri”.

“Ne jemi në mes të bisedimeve me PSG. Nuk dua të jap detaje, por ende është rrugë e gjatë drejt arritjes së një marrëveshjeje, pasi duhet të bisedojmë dhe me klub tjera të interesuara”, tha Kia Jorabchian për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...