Van Persie: Shes golat për tituj

dardanmiftari | Saturday, January 21, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persie, e ka bërë të qartë se ai dëshiron të fitojë tituj, duke kërcënuar në njëfarë mënyre me largim drejtuesit e Arsenalit në rast se nuk krijojnë ekip të aftë për të fituar trofe.
“Unë nuk po dorëzohem në luftën për vendin e katërt. Unë shpresoj që do të mposhtim Manchester United dhe mund të dëshmojmë se jemi top ekip. Ne jemi po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe FA Cup, ka shumë mundësi për trofe të mbetura këtë sezon”.

“Dhe e dini çfarë? Unë do të shkëmbeja të gjithë golat e shënuar vitin e kaluar vetëm për të sjellë një trofe në Emirates”, u shpreh Van Persie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...