Alberto Contador suspendohet për dy vite

dardanmiftari | Monday, February 06, 2012 | 0 Komente

Alberto Contador (në mes) Çiklisti spanjoll, Alberto Contador, njëherësh më i miri në këtë sport në pesë vitet e fundit, është shpallur fajtor pasi më herët kishte rezultuar pozitiv në doping.
I gjithë rasti ka filluar pas Tour de France 2010, pasi mostrat e gjakut kishin treguar se 29-vjeçari kishte përdorur substancën e palejuar, klenbuterol.

Vetë sportisti ka deklaruar se e ka futur në organizëm pa dijeninë e tij, megjithatë Gjykata ndërkombëtare për arbitrim sportiv (CAS) me qendër në Lausanne të Zvicrës e ka shpallur atë fajtor.

Ai është suspenduar për dy vite dhe i janë fshirë të gjithë rezultatet në këtë periudhë. Kështu, i është shfuqizuar fitorja në Tour de France 2010, si edhe ajo në Giro d'Italia 2011.

Ndërkaq, atij i mbesin titujt e mëparshëm në Tour de France (2007 dhe 2009) dhe në Giro d'Italia (2008) dhe në Vuelta a Espana (2008).

Contador është çiklisti i dytë në histori (pas amerikanit Floyd Landis) që e ka humbur titullin e Tour de France për shkak të skandalit të mëvonshëm të dopingut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...