Barca drejt çerekfinales (VIDEO)
Me rezultat prej 3-1, Barcelona ka shënuar fitore përballë Bayer Leverkusenit në BayArena, në takimin e vlefshëm për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Ashtu siç pritej, mysafirët e dominuan ndeshjen. Mirëpo, përkundër menaxhimit total të pjesës së parë, ata shënuan vetëm një gol.
Një superpasim të Leo Messit e pranoi Alexis Sanchez, i cili i kaloi Blaugranët në epërsi (41’) dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Jo shumë kohë brenda pjesës së dytë (52’), Vedran Corluka arriti të nxjerrë një krosim për Michal Kadlec, i cili e barazoi rezultatin.
Mirëpo, festa e tifozëve vendas zgjati shumë shkurtë, pasi sërish u shfaq Alexis Sanchez për ta kthyer epërsinë e mysafirëve (55’). Asistimi ishte i Cesc Fabregas.
Aksionet e vazhdueshme të Barcës u konkretizuan edhe me një gol të shënuar nga Lionel Messi (88’), ndërsa e gjithë merita ishte e Dani Alves.
Ky rezultat padyshim që e favorizon Barcelonën për t’u kualifikuar në çerekfinale, pasi në takimin tjetër do ta ketë edhe mbështetjen e tifozëve katalunas.
Në takimin tjetër të kësaj faze që u zhvillua të martën mbrëma, Lyoni ka shënuar fitore prej 1-0 kundër APOEL Nicosias.
Category: Futboll

















0 Komente