Capello braktis Anglinë

dardanmiftari | Thursday, February 09, 2012 | 0 Komente

Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar se Fabio Capello ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Anglisë.
Menaxheri italian është dashur t’i drejtojë Tre Luanët deri pas Kampionatit Evropian- Euro 2012, mirëpo ai është shprehur i pakënaqur me ndërhyrjen e bordit të FA për t’ia hequr John Terryt shiritin e kapitenit. Për këtë arsye është mbajtur një takim mes kreut të FA, David Bernstein, sekretarit gjeneral Alex Horne dhe Capellos.

Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë, dorëheqja e Capellos është pranuar dhe ai menjëherë do të largohet nga posti i trajnerit.

“Federata e Futbollit konfirmon se Fabio Capello sot (e mërkurë) ka dhënë dorëheqje si menaxher i Anglisë. Kjo vjen pas një takimi mes kreut të FA, David Bernstein, sekretarit gjeneral Alex Horne dhe Fabio Capellos në stadiumin Wembley”, thuhet mes tjerash në një komunikatë të lëshuar nga FA.

Përkundër dorëheqjes, Bernstein e ka falënderuar Capellon për punën e deritanishme me përfaqësuesen e Anglisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...