Cech kërkon vendin e tretë

dardanmiftari | Wednesday, February 29, 2012 | 0 Komente

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se fitorja ndaj Bolton Wanderers ka ngritur moralin e lojtarëve në Stamford Bridge.

“Humori gjithmonë ndikohet nga rezultatet, andaj situata tash është më e mirë. Tottenhami humbi gjatë vikendit. Ne mund t’i afrohemi dhe të luajmë për vendin e tretë. Ne ende kemi shans të përfundojmë të tretët, por qëllimi jonë është të përfundojmë të katërtit, si rasti më i keq. Kjo është e qartë”.

“Ende besoj se gjërat do të kthehen për të mirë dhe sezoni jonë do të jetë i suksesshëm. Gjithkush jep më të mirë për të ndryshuar situatën. Por atë çfarë ndodh në stërvitje, ne nuk jemi në gjendje ta sjellim në ndeshje. Njerëzit vështirë mund të thonë se ne nuk po mundohemi”, ka deklaruar Cech.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...