Dalglish i ngazëllyer me rekordin e Reinas
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, është i ngazëllyer për Pepe Reina, i cili ruajti portën e paprekur për të 10-tën ndeshje këtë sezon.
“Rrjeti i paprekur të hënën ishte i 10-ti i sezonit për Pepe, që e rreshton atë në maje të listës në divizion. Por derisa është portieri ai që merr mirënjohjet, çdokush luan rol në këtë arritje”.
“Pepe ka bërë vërtet një mbrojtje të mirë të vonshme në ndeshje gjatë të hënës dhe, si edhe pjesa tjetër e ekipi, ka bërë një kontribut të rëndësishëm që ne të nxjerrim rezultat”, ka thënë Dalglish.
Liverpooli të hënën barazoi pa gola ndaj Tottenhamit, ndërsa të shtunën udhëton në Old Trafford për t’u përballur me Manchester United në derbin e Ligës Premier në mes të dy skuadrave më të trofeshme angleze.
Category: Futboll
0 Komente