De Rossi edhe pesë vjet te Roma
Drejtori i Romës, Franco Baldini, ka njoftuar se mesfushori italian Daniele De Rossi ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin nga kryeqyteti italian.
Kontrata e mëparshme e 28-vjeçarit skadonte në fund të sezonit aktual, ndërsa klube, si Manchester City dhe Real Madrid ishin të gatshëm që ta rrëmbenin lojtarin.
Megjithatë, ai u ka qëndruar besnik Giallorossëve dhe ka nënshkruar që të qëndrojë në Olimpico deri në vitin 2017.
“Njerëzit në Romë kanë qenë shumë të durueshëm, por tash mund t’ju them se ai ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare”, u ka thënë Baldini gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente