Ferdinand: E kam humbur respektin për Suarez

dardanmiftari | Sunday, February 12, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka deklaruar pas fitores ndaj Liverpoolit se gjesti i Luis Suarez kur refuzoi t’ia shtrëngonte dorën Patrice Evras ka bërë që ai ta humbasë respektin për uruguaianin.
“Mendova se ishte vendim-marrje e keqe nga lojtari i tyre. Ishte një temë prekëse në minutat e para dhe këto tensione nuk do të kishin ndodhur po që se ai do t’ia shtrëngonte dorën”.

“Pasi kam parë atë unë vendosa të mos ia shtrij dorën. Ai nuk ka respektin e nevojshëm për t’ia shtrirë dorën dhe ai duhet të kërkojë falje. Unë kam humbur respektin për të. Sot ka mundur të zgjidhet gjithçka, por në fakt gjithçka u komplikua, sidomos jashtë fushe”, tha Ferdinand.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...