Fitojnë Dortmundi dhe Bayerni
Dy klubet që i prijnë Kampionatit gjerman, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, kanë regjistruar fitore përballë Bayer Leverkusen, respektivisht Kaiserslautern.
Lideri i Bundesligas dhe kampioni në fuqi, Dortmund, me një gol të vetëm të shënuar nga Kagawa (45’) ka grumbulluar tre pikë që ia sigurojnë vendin e parë në tabelë.
Ndërkohë, Mario Gomez (6’) dhe Thomas Mueller (30’) ishin lojtarët që i mundësuan Bayernit që të mbetet vetëm dy pikë prapa liderit.
Category: Futboll
0 Komente