Gullit: Katastrofë nëse Chelsea dështon për top katërsh
Legjenda e Chelseat, Ruud Gullit, thotë se dështimi i Chelseat për t’u futur në top katërshe do të ishte një katastrofë monumentale për klubin nga Stamford Bridge.
“Unë vërtet jam zhgënjyer nga shkarkimi i Carlo Ancelottit sezonin e kaluar dhe nuk e di një arsye pse kjo ndodhi. Nuk kuptoj politikat e Chelseat: ka nevojë për transparencë më të madhe në klub. Nëse ata po kalojnë nëpër periudhë të tranzicionit, atëherë është e vështirë të jesh objektiv dhe të kritikosh”.
“Nëse ata dëshirojnë t’i ndryshojnë gjërat, atëherë mund të jenë objektiv për një kohë më të gjatë. Por, cilat janë pritjet e Chelseat? Në klimën momentale, është e vështirë të flasësh. Dështimi për të siguruar një vend në top katërshe do të ishte një katastrofë monumentale”, u shpreh Gullit.
Category: Futboll
0 Komente