Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Hughes i kënaqur me Cissen

Mark Hughes thotë se Djibril Cisse do të jetë vital për mbijetesën e QPR në Ligën Premier këtë sezon.
Francezi arriti në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror dhe një ditë më pas shënoi golin e parë të tij për klubin, pas vetëm 12 minutash lojë në barazimin 2-2 kundër Aston Villas.

“Mendoj se ai ishte i shkëlqyeshëm, mendoj se çdokush e kupton se pse doja ta sjell atë në klub. Mendoj se ai ishte i mprehtë, ai ishte inteligjent gjatë lëvizjeve të tij dhe tregoi fuqinë dhe ritmin të cilin të gjithë e dimë se ai e ka dhe një përfundim të mirë po ashtu”.

“Ai do të jetë vital për ne pasi kjo është diçka të cilën nuk e kemi pasur në klub më herët sa i takon kualitetit dhe fuqisë së tij dhe aftësive të tij teknike, andaj ne do të përfitojmë nga tash deri në fund të sezonit”, ka thënë Hughes.