Ibrahimovic mungon ndaj Juventusit
Apeli i Milanit për zvogëlimin e dënimit me tri ndeshje moslojë të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic është refuzuar nga komisioni disiplinor i Lega Calcios.
Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq në barazimin pa gola të Milanit ndaj Napolit më 5 shkurt, pasi e goditi me shuplacë Salvatore Aronican. Pas këtij veprimi, Ibra u suspendua me tri ndeshje moslojë, ndërsa Milani vendosi ta apelonte vendimin.
Sidoqoftë, Lega Calcio mori vendim të prerë që të mos shqyrtojë apelin e Milanit dhe kështu top golashënuesi i klubit Rossoner me 15 gola, Zlatan Ibrahimovic, mungon në sfidën derbi që zhvillohet të shtunën mbrëma e që mund ta vendosë titullin.
Category: Futboll
0 Komente