Juve do të kërkojë 444 milionë euro dëmshpërblim

dardanmiftari | Wednesday, February 08, 2012 | 0 Komente

Juventusi pritet të bëjë një padi ndaj Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), nga e cila do të kërkojë kompensim prej 444 milionë eurosh për dëmet që ia shkaktoi skandali Calciopoli.
Në vitin 2006, Zonjës së Vjetër iu morën dy tituj të Serie A dhe u dërgua një edicion në Serie B, ndërsa drejtori i përgjithshëm, Luciano Moggi, së fundmi u dënua me pesë vjet e katër muaj burg.

Mirëpo, të dhënat më të reja nga Gjykata e Napolit kanë treguar se Juve u dënua pa prova dhe se gjyqi ishte i shpejtë dhe tendencioz, ndërkohë që për sezonin 2004/2005 është i pafajshëm. Po ashtu, ka paqartësi edhe sa i përket Scudettos së vitit 2006 që iu dha në tavolinë Interit.

Nga këto të dhëna, Bianconerët kanë marrë zemër, dhe sipas La Stampa, ata do të kërkojnë dëmshpërblim për të gjitha të këqijat që ua shkaktoi Calciopoli, ku janë vënë në dyshim si të përfshirë në komplot edhe prokurorët dhe gjyqtarët që e dënuan asokohe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...