Lin ua sjell fitoren Knicksave

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Jeremy Lin ka treguar edhe një paraqitje magjike në NBA duke udhëhequr New York Knicks drejt fitores 100-85 ndaj Sacramento Kings, që ishte edhe fitorja e tyre e shtatë radhazi.
Lin, është shndërruar në yll në NBA me paraqitjet e tij gjatë 10 ditëve të kaluara, shënoi vetëm 10 pikë në takimin e mbrëmshëm, pasi kishte shënuar së paku nga 20 në secilën prej gashtë ndeshjeve të kaluara (që të gjitha fitore), por sërish ishte ylli i mbrëmjes, kësaj here me 13 asistimet e tij.

Landry Fields udhëhoqi te njujorkezët me 15 pikë, derisa Bill Walker dhe Steve Novak shënuan nga 14 pikë secili. Te Sacramento Kings, më i miri ishte Tyreke Evans me 19 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...