Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Lindegaard mungon katër javë

Manchester United është duke u përballur me krizë të vërtetë në portë, pasi Anders Lindegaard do të jetë jashtë fushave për së paku katër javë.
Daily Mail shkruan se dhëndrri i Kosovës është lënë jashtë fushave deri në katër javë për shkak të një lëndimi në nyje, duke futur thellësisht në krizë klubin nga Old Trafford sa i përket zgjedhjes për portier.

Ferguson duhet të vendosë nëse do t’ia dhurojë Ben Amosit ndeshjen më të madhe të karrierës, apo të vendosë për De Gean jo të gatshëm fizikisht dhe tepër nën presion për pa sigurinë e shfaqur në të kaluarën.