Lugano mbron veprimin e Suarez

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i PSG, Diego Lugano, ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij te kombëtarja uruguaiane, Luis Suarez, pas veprimit të këtij të fundit që refuzoi t’ia shtrinte dorën Patrice Evras.
“Suarez ka kaluar nëpër muaj të vështirë që nuk i meritoi. Të gjithë në futboll e dinë se ky ishte cirkus. Të marrësh parasysh se Anglia historikisht ishte vend kolonial dhe ku racizmi ishte temë sensitive, ne e dimë të gjithë se është dashur të mbesë në fushë ajo mes Suarezit dhe Evras”.

“Është një gjë që mbete në futboll dhe moralistë të rrejshëm dhe hipokritë përfituan, ndërsa Luiz është pala e pa fajshme në këtë situatë. Ai kishte topat për të refuzuar Evran të shtunën e kaluar”, ka thënë Lugano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...