Mourinho i ngazëllyer me Ronaldon

dardanmiftari | Monday, February 13, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është ndarë më se i kënaqur me lojën e Cristiano Ronaldos.
Ronaldo shënoi hat-trick në fitoren e mbrëmshme kundër Levantes, përfshirë edhe një gol të bukur nga largësia në pjesën e dytë, që ka impresionuar Mourinhon.

“Goli i Cristiano Ronaldos ishte i mrekullueshëm, fantastik, dhe besoj se do të qarkullojë nëpër botë gjatë disa javëve të ardhshme. E gjithë skuadra ndjehet kështu dhe ishte një gol i veçantë për Ronaldon. Ishte goli i katër mijtë në Bernabeu dhe e meritoi”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...