Mourinho për shqiptarin Kukaj: “Ronaldo i ri”
Qendërsulmuesi kosovar, Arlind Kukaj, pritet që gjatë kësaj vere të rikthehet te Real Madridi. Sulmuesi i ri kosovar, që për momentin është i huazuar te Boca Juniors, pritet që gjatë verës ta bëj rikthimin e tij me skuadrën e shpresave të ‘mbretërve’.
Këtë gjë, Arlindi e konfirmoi në një prononcim për Top Kosova Sport. “Po, gjatë verës do të rikthehem te Real Madridi, pasi dua ta vazhdoj karrierën me atë skuadër”, theksoi Kukaj. Duke vijuar më tutje, ai foli edhe për nofkën që mban, ‘Ronaldo i ri’, të cilën ia lanë bashkëlojtarët e skuadrës dhe trajneri portugez, Jose Mourinho.
“Po, këtë nofkë e kam nga Jose Mourinho dhe shokët e skuadrës”, u shpreh Kukaj, që ka mjaft ngjashmëri me lojën e ish-sulmuesit brazilian. Kukaj edhe njëherë shprehi dëshirën e tij për të luajtur për Shqipërinë, ndërsa konfirmoi edhe interesimin e Kosovës për shërbimet e tij.
“Shqipëria, Kosova, Spanja dhe Argjentina janë interesuar për mua. Gjithsesi, unë kam pranuar të luaj për Shqipërinë”, përfundoi Kukaj.
Category: Futboll
0 Komente