Muntari: S’kemi pse të mos e fitojmë Kupën e Afrikës

dardanmiftari | Wednesday, February 08, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Ganës, Sulley Muntari, thotë se kombëtarja e tij nuk ka arsye për të mos e fituar Kupën Afrikane të Kombeve këtë vit.
Kampionët e katërfishtë të Afrikës do të përballet me Zambinë në gjysmëfinalen e parë që zhvillohet sonte në Bata dhe ganezi, i cili nënshkroi me Milanin javën e kaluar, thotë se ata janë të etur për ta ngritur trofeun edhe një herë pas 30 vitesh.

“Ne nuk kemi arsyetim. Ne e kemi bërë gati këtë në mendjet tona dhe jemi të motivuar të fitojmë. Gjithmonë ka ca presion kur jeni favoritë. Që nga Kupa Botërore në vitin 2006, ne kemi luajtur mirë dhe kemi shfaqur talent të madh”.

“Njerëzit presin shumë nga ne dhe ne presim t’ia dalim mirë po ashtu. Ne duam të fitojmë dhe jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Muntari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...