Nuk fiton Juventusi

dardanmiftari | Wednesday, February 15, 2012 | 0 Komente

Ka përfunduar me barazim pa gola takimi i mbetur nga java e 21-të në Serie A, ndërmjet Parmës dhe Juventusit.
Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në Ennio Tardini i takoi skuadrës mysafire, megjithatë Bianconerët nuk arritën ta thyejnë mbrojtjen vendase.

Edhe në pjesën e dytë, lojtarët e Juves luajtën më mirë, megjithatë nuk arrinin t’i konkretizonin rastet e tyre të shumta, sidomos në periudhën e fundit të ndeshjes.

Në këtë mënyrë, Juventusi nuk e shfrytëzoi rastin për ta kthyer kreun e tabelës, por mbetet një pikë prapa Milanit, edhe pse Zonja e Vjetër ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...