Obi Mikel: Kam biseduar me Anzhin
Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel, ka konfirmuar se ai ka pranuar një ofertë nga klubi i pasur rus Anzhi Makhachkala.
“Është e vërtetë se kam qenë në kontakte me disa zyrtarë të Anzhit, të cilët dëshironin të dinin nëse kishte mundësi që unë të transferohem në Rusi, por ende nuk u kam dhënë përgjigje”.
“Unë jam lojtar i Chelseat dhe ndryshimi i klubeve nuk është diçka që mund të bëhet me lehtësi. E dua Chelsean dhe më duhet kohë për të marrë një vendim”.
“Qëllimi im kryesor është të luaj rregullisht dhe kjo nuk ka ndodhur së fundi. Shpresoj se pas lëndimit tim të fundit, do të jem në gjendje të luaj rregullisht”, ka thënë nigeriani.
Category: Futboll
0 Komente