Paqe në Anfiled
Liverpooli dhe Tottenhami janë kënaqur me nga një pikë në ndeshjen e fundit të javës së 24 në Ligën Premier.
Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma në Anfiled përfundoi pa u prekur rrjetat e asnjërës skuadër.
Pas këtij takimi, Tottenhami mban pozitën e tretë në tabelë, me shtatë pikë më pak se lideri Manchester City.
Ndërkaq, Liverpooli gjendet në vend të shtatë me katër pikë më pak se pozita e katërt, të cilën e mban Chelsea.
Category: Futboll
0 Komente