PSG të transferojë Luis Suarez gjatë verës

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Paris Saint-Germain planifikon një transferim të sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, gjatë verës, shkruan L’Equipe.
Klubi francez, që mbështetet nga kompania e pasur Qatar Investment Authority, dështoi në tentimet për të nënshkruar me David Beckham, Alexandre Pato dhe Carlos Tevez gjatë afatit kalimtar dimëror dhe thuhet se do të kërkojë të sjellë më shumë yje në skuadër gjatë verës.

Suarez mendohet se do të jetë në shitje në fund të sezonit, disa muajve turbulent që kaloi në Ligën Premier, i goditur nga akuzat për abuzim racor ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra.

Prania e bashkëvendësit të tij, Diego Lugano, te PSG, mund të jetë një joshje për 25-vjeçarin, krahas një ofertë të pasur financiarisht që pritet të bëjnë francezët.

Për më tepër, PSG kryeson në tabelën e Ligue 1 dhe sigurisht se do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Liveprooli, në anën tjetër, pozicionohet i shtati në Ligën Premier dhe është e pasigurt pjesëmarrja e Redsave në garën më të famshme të Evropës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...