Ranieri: Fitorja, opsioni i vetëm

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se ekipi i tij do të luftojë për fitore me çdo kusht ndaj Bolonjës në sfidën që zhvillohet në Meazza të premtën.
“Ndeshjet e humbura i kemi lënë prapa nesh dhe ato do të na inspirojnë që fitojmë. Që nga fillimi i janarit, Bolonja nuk e ka humbur asnjë ndeshje si mysafir, por neve na duhet fitorja”.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pranojmë gol dhe duhet të jemi të mprehtë në sulm, përkundër mungesave, që nuk është jusfitikim për ne. Futbolli nuk është shkencë ekzakte: ndaj Novarës ne punuam shumë dhe në kundërsulm na lënduan. Ne duhet të jemi të kujdesshëm të premtën, sepse Bolonja po ashtu do të tentojë të na dënojë në kundërsulme”, ka thënë Ranieri duke shtuar se Julio Cesar dëshiron të jetë në portë përkundër lëndimit, pasi nuk mund ta shohë ekipin duke vuajtur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...