Shevchenko: Pato, ylli i ndeshjes kundër Juves

dardanmiftari | Wednesday, February 22, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, ka mbështetur ish-klubin e tij në prag të ndeshjes së vikendit ndaj Juventusit.

Sheva po ashtu beson se kjo mund të jetë nata e Alexandre Patos për të ritreguar formën e tij më të mirë.

“Kundër Juventusit gjithmonë është një ndeshje shumë e pritshme, por Milani gjithmonë ka qenë i aftë të bëjë paraqitje të shkëlqyeshme kundër Juventusit”.

“Në ndeshje si kjo e të shtunës më e rëndësishme është ekipi dhe grupi se sa individët. Shpirti i Milanit në këto sfida gjithmonë ka qenë në kulm”.

“Për Paton ky mund të jetë momenti i tij, nëse ai do të luajë, jam i sigurt se do ta bëjë diferencën”, ka thënë ukrainasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...