Tare: Kërkuam Krasic dhe Nilmar

dardanmiftari | Thursday, February 09, 2012 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thotë se ata kishin bërë një tentim të vonshëm për të transferuar anësorin e Juventusit, Milos Krasic.
“Juve nuk dëshironte ta shesë atë në Itali. Lojtari dëshironte të vijë këtu, madje duke ndryshuar qëndrim në momentet e fundit, duke kërkuar të vijë në formë huazimi. Kjo formulë nuk ka përshtatej”, ka thënë Tare.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, po ashtu ka zbuluar se ai ishte përpjekur ta transferojë sulmuesin e Villarrealit, Nilmar.

“Me dy orë të mbetura të afatit kalimtar, presidenti Claudio Lotito u pajtua për një marrëveshje në vlerën e 11 milionë eurove. Në minutën e fundit Villarreal kërkoi garanci bankare, që ishte e pamundshme të kryhet brenda një kohe të shpejtë”, ka treguar më tej Tare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...