Tevez do të luajë për Cityn?

dardanmiftari | Monday, February 13, 2012 | 0 Komente

Carlos Tevez të martën pritet të kthehet në Mançester, ndërsa thuhet se dëshiron t’i lë pas vetes mosmarrëveshjet me trajnerin Roberto Mancini dhe ta veshë sërish fanellën e Manchester Cityt.
Argjentinasi nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me ‘pasanikët’ që nga shtatori kur refuzoi të inkuadrohej ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Më pas, ai shkoi drejt Argjentinës pa lejen e klubit dhe dëshironte të transferohej në ndonjë skuadër tjetër.

Megjithatë, meqë kjo nuk ndodhi, Tevez pritet të kthehet te City dhe të fillojë të luajë sërish për klubin pronësi e të cilit është.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...