United pa probleme në Amsterdam

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Manchester United ka shënuar fitore pa ndonjë problem të madh në transfertë te Ajaxi me rezultat 2-0, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë 1/8-ës së finales.
Pjesa e parë u dominua kryesisht nga ekipi anglez, por holandezët rrezikuan nga distanca disa herë, duke bërë që ndeshja të vendoset në pjesën e dytë.

Fillimisht Ashley Young me një goditje nga distanca shënoi për 1-0 pas 59 minutave lojë, përderisa golin e dytë të sfidës e realizoi Chicharito (85’), për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë rezultat Manchester United është më pranë 1.8-ës së finales së Europa League, me ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në Old Trafford.

Nga ndeshjet tjera të orës 19:00 mund të veçojmë fitoren e Atletico Madridit ndaj Lazios me rezultat 3-1 në Olimpico, përderisa AZ Alkmar mopshti në shtëpi Anderlechtin minimalisht.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...