Van Persie nuk po mendon për Barcën
Kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persie, ishte lidhur me një kalim te Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni, por miqtë e afërt me sulmuesin holandez kanë bërë të ditur se ai nuk po mendon për klubin spanjoll.
Daily Express shkruan se miqtë e Van Persiet i kanë përshkruar spekulimet nga mediat spanjolle si të pa matura dhe tejet tendencioze.
Robin Van Persie është vënë në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha evropiane pas ecurisë së suksesshme prej 36 golave gjatë një viti kalendarik në Ligën Premier.
Category: Futboll
0 Komente