Vermaelen: U kemi borxh tifozëve që kanë udhëtuar

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen ka pranuar se lojtarët e klubit nga Emirates u kanë borxh tifozëve që kanë udhëtuar në San Siro ku e kanë parë skuadrën e tyre të shkatërruar nga Milani.
“Është e vështirë të japësh ndonjë sqarim për atë që ndodhi, pasi jam mjaft i zhgënjyer me këtë që ndodhi”.

“Ishte vërtet rezultat i keq. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të kujtojmë se ka mbetur edhe një ndeshje. Tani duhet të shfaqim krenari dhe të japim 100 përqindëshin në ndeshjen kthyese. Ne duhet të japim gjithçka për t’ua kthyer borxhin këtyre tifozëve të Arsenalit të cilët u munduan për të ardhur në San Siro, vetëm për ne, që t’i zhgënjejmë”.

“Ne duhet të mendojmë për ata tani, sepse ajo që ndodhi nuk ishte mirë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t’u japim një rezultat të mirë në shtëpi”, ka thënë Vermaelen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...