Abidal do të transplantojë mëlçinë
Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi Eric Abidal do t’i nënshtrohet një transplanti në mëlçi në javët e ardhshme.
Francezi ia arriti të luftojë me sukses efektet e një tumori në mëlçi gjatë vitit 2011 dhe u rikthye në kohë për finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar. Një transplantim në mëlçi ka qenë opsion që nga fillimi i trajtimit të tij, por Abidal refuzoi të bënte këtë.
“Në javët në vijim, lojtari do t’i nënshrohet një transplanti të mëlçisë. Transplantimi ka qenë opsion që nga fillimi i trajtimit të tij. Me kërkesë të lojtarit, Barcelona kërkon respektim të privatësisë së lojtarit”, shkruan në komunikatën e klubit katalanas.
Category: Futboll
0 Komente