Anglezët kërkojnë Robbenin

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka tërhequr interesimin e ekipeve nga Liga Premier.
Kontrata aktuale e holandezit skadon në vitin 2013, ndërsa Manchester United, Manchester City, Tottenhami dhe Chelsea, dëshirojnë nënshkrimin e 28-vjeçarit.

Për shkak të problemeve me lëndime është spekuluar se Robben mund të largohet nga Allianz Arena, megjithatë burime nga klubi gjerman thonë se ai do ta vazhdojë kontratën para përfundimit të këtij sezoni.

Robben ka qëndruar tre sezone në Ligën Premier, pikërisht te Chelsea (2004-2007). Ai ka regjistruar 103 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola. Po ashtu, ka fituar gjashtë trofe të rëndësishëm, mes tyre dy tituj të Ligës Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...