Barca ankohet në UEFA për fushën në San Siro
Barcelona ka bërë të ditur me anë të faqes zyrtare të klubit se ka bërë një ankesë zyrtare në UEFA për gjendjen e fushës gjatë ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Milanit në San Siro.
Katalanasit janë ndalur në një barazim pa gola në sfidën e zhvilluar të mërkurën dhe pothuajse të gjithë, duke përfshirë edhe Guardiolën dhe Messin, kritikuan gjendjen e fushës në San Siro, duke thënë se ajo iu përshtat vetëm lojës së Milanit.
UEFA pritet që së shpejti të kërkojë sqarime nga Milani për gjendjen e fushës në sfidën ndaj Barcelonës, teksa priten edhe masa të tjera ndëshkuese ndaj klubit Rossoner.
Category: Futboll
0 Komente