Blutë të pakënaqur me orarin e Kupës FA
Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka bërë të ditur se klubi është i zhgënjyer dhe i nevrikosur me vendimin që ndeshja gjysmëfinale e FA Cup kundër Tottenhamit të zhvillohet me 15 prill (e diel).
Takimi është caktuar të zhvillohet vetëm tri ditë përpara sfidës së mundshme gjysmëfinale të Chelseat në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës ose Milanit.
Sipas tij, data më e përshtatshme do të ishte 13 prilli (e premte), në mënyrë që të kishte më shumë hapësirë mes ndeshjeve vendimtare.
“Shikoni federatat tjera: Ata u japin ekipeve të tyre përgatitjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Di Matteo për The Guardian, duke shtuar se çdo ditë shtesë është shumë e rëndësishme.
Category: Futboll
0 Komente