Capello: Mora vendimin e duhur

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Fabio Capello është i bindur se ka marrë vendimin e duhur kur hoqi dorë nga posti i trajnerit të Anglisë.

65-vjeçari dha dorëheqje pasi Federata angleze e futbollit ia hoqi John Terryt shiritin e kapitenit, për dyshimet se e ka ofenduar në baza racore mbrojtësin e QPR, Anton Ferdinand.

Vërtetësia e këtij pohimi do të zbulohet pas Kampionatit Evropian të futbollit, ndërsa Capello e dëshironte Terryn të jetë kapiten gjatë Euro 2012.

Mirëpo, pas ndërhyrjes së FA, ai e braktisi postin e trajnerit të Anglisë, sepse nuk dëshironte që dikush t’i përzihej në punën e tij dhe akoma e kësaj dite është i bindur se ka marrë vendimin e duhur.

Përkundër përfundimit jo të mirë të punës atje, Capello ka thënë se është kënaqur për përjetimet gjatë kohës sa i ka drejtuar Tre Luanët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...