Cavani dyshon për të ardhmen
Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, ka refuzuar që të përjashtojë një largim nga Napoli në fund të sezonit, duke thënë se e ardhmja e tij është në duart e Zotit.
“Është më mirë t’u japim rëndësi gjërave në të cilat jemi të përfshirë për momentin, sikurse Serie A dhe Coppa Italia. Nuk ka arsye për të menduar se çfarë mund të ndodhë pas kësaj”.
“Për më shumë, unë gjithmonë i lë vendimet e mia në duart e Zotit. Kur shkova te Napoli, gjërat ndodhën aq shpejt sa që nuk mendova se jam në relaitet. Në të ardhmen, diçka e tillë mund të ndodhë përsëri”, tha Cavani.
Category: Futboll
0 Komente