City e humb titullin?

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Manchester City mund të thuhet lirisht se i ka minimizuar gjasat për të fituar titullin e kampionit të Ligës Premier këtë sezon, pas barazimit në shtëpi ndaj Sunderlandit me rezultat 3-3.
Sigurisht ndeshja u diktua nga një dominim i Manchester Cityt, por taktika kundërsulmuese e Sunderlandit bëri të veten, duke dënuar vendasit.

Sebastian Larsson kaloi në epërsi mysfirët pas gjysmë ore lojë (31’) për 1-0, para se Mario Balotelli të barazonte gjithçka nga pika e bardhë (43’). Në minutat shtesë të pjesës së parë, epërsinë Sunderlandit ia ktheu Nicklas Bendtner që shënoi për 2-1 (45+3’).

Nicklas Bendtner nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke asistuar për Larsson (55’), i cili shënoi për 3-1. Mancini në vazhdim bën ndryshime, dhe inkuadron argjentinasin Carlos Tevez.

Ai që sado tentoi të bënte rikthimin ishte Mario Balotelli, që shënoi për 3-2 në minutën e 85-të, teksa një minut më vonë për barazimin prej 3-3 shënoi mbrojtësi Aleksandr Kolarov (86’). Deri në fund City tentoi të shënonte fitore, por Sunderland u mbajt dhe rezultati përfundimtar mbeti 3-3.

Me këtë barazim Manchester City i jep mundësinë rivalit për titull Manchester United që të largohet në pesë pikë në krye të tabelës, në rast se Djajtë e Kuq mposhtin Blackburnin të hënën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...