Dështon Chelsea, fiton City
Me rezultat prej 1-0, West Bromwich Albion ka regjistruar fitore përballë Chelseat në takimin e zhvilluar të shtunën në ‘The Hawthorns’.
Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa pa përfunduar takimi, vendasit arritën të realizojnë një herë.
Heroi i ndeshjes rezultoi Gareth McAuley, i cili e shënoi golin me vlerë tre pikë (82’).
Kjo humbje do ta shtojë presionin mbi trajnerin e Chelseat, pasi Blutë tash gjenden tre pikë larg pozitës së katërt.
Ndërkohë, Manchester City ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Boltonit për të vazhduar kryesimin e Kampionatit anglez.
Category: Futboll
0 Komente