Di Matteo: Jemi të bashkuar

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

Roberto di Matteo Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Roberto di Matteo, thotë se morali është i lartë pas fitores së tyre në Kupën FA nga Birmingham City.

“Ne kishim një detyrë të vështirë sot duke marrë parasysh ndodhitë në disa ditët e kaluara dhe ishte e rëndësishme për ne të kalojmë në rundin e ardhshëm. Ne duhej ta bëjmë detyrën tonë sot”.

“A ishte një zgjidhje e mençur? Kjo nuk kishte të bënte me mençurinë. Ata ishin të gjithë në dispozicion. Ata e dinë cakun që ne duhet të arrijmë”.

“Ata janë lojtarë të mëdhenj për këtë klub. Ne kemi një skuadër dhe ne duhet ta shfrytëzojmë skuadrën. Ne duhet të përpiqemi të nxjerrim më të mirën nga këta lojtarë”.

“Ishte pyetja për ta freskuar ekipin ca, për t’i dhënë ca energji dhe këmbë të freskëta për një ndeshje si kjo. Ne duhej të luftonim sot”, ka thënë italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...