Eliminohet edhe City

dardanmiftari | Thursday, March 15, 2012 | 0 Komente

Edhe Manchester City e ka pasur fatin e njëjtë këtë mbrëmje me atë të rivalit lokal Manchester United, pasi ‘qytetarët’ janë eliminuar nga Europa League përkundër fitores prej 3-2 në shtëpi ndaj portugezëve të Sporting Lisbonës.

Manchester City kërkoi të rikuperonte disavantazhin prej 1-0 nga ndeshja e parë, por kjo u vështirësua shumë pas golit të shënuar nga Matias Fernandez (33’) dhe më pas edhe nga Ricky Van Wolfswinkel (40’), të cilët i dhanë Cityt epërsinë prej 2-0 pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Manchester City ndez motorët dhe shënon me anë të Agueros (60’) për 2-1. Sulmet e pa rreshtura të Cityt vazhduan dhe Mario Balotelli realizoi nga penaltia për të barazuar rezultatin në 2-2 (75’), para se Aguero të shënonte edhe një gol tjetër për 3-2, por që ishte dhe rezultati përfundimtar.

Pas dy ndeshjeve rezultati ishte 3-3, por për shkak të golave të shënuar në terrenin mysafir, Sportingu kalon në 1/8-ën e finales së Europa League.

Ekipet e kualifikuara në 1/8-ën e Europa League:

Athletic Bilbao
Hannover
Valencia
AZ Alkmaar
Atletico Madrid
Sporting Lisbona
Metalist Kharkov
Schalke

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...