Ferguson: Chelsea është rikthyer në formë

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i ngazëllyer me fitoren ndaj Wolves dhe ka shfrytëzuar rastin për të provokuar rivalin lokal, Manchester Cityn.
City tash do të ketë dy ndeshje para se United të rikthehet në fushë sërish – së pari kundër Chelseat në derbin e të mërkurës, dhe gjatë vikendit do të vizitojë Stoke Cityn.

“Ata kanë një ndeshje të madhe të mërkurën, sigurisht. Chelsea është rikthyer në formë andaj do të jetë vërtet interesante. E rëndësishme është që ne të bëjmë punën tonë”.

“Ka edhe nëntë ndeshje të mbetura dhe ne duhet të t’i mbajmë ata poshtë. Shpresojmë që ndeshjet të përfundojnë dhe ne ta arrijmë atë që dëshirojmë”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...